Barcelona fiton bindshëm, por nuk e përmbysi humbjen e thellë në Madrid! Atletico në finale

- Bota Sot

Barcelona fiton bindshëm, por nuk e përmbysi humbjen e thellë në Madrid! Atletico në finale

Barcelona nuk i mjaftoi fitorja e thellë me rezultat 3:0 ndaj Atletico Madridit, ngase i kushtoi shtrenjtë humbja në Madrid me 4:0.

Barcelona pa futbollistët Lewandowskin, de Jong, Gavin ka treguar forcën ndaj Atletico Madridit, në ndeshjen e kthimit të Kupës së Mbretit.

Futbollistit Marc Bernal është shënuesi i dyfishtë në këtë përmbysje spektakalore në ‘Camp Noy”.

Barcelona luftonte me të gjithë kapacitetin ndaj Atletico Madridit e cila kishte epërsinë e thellë të sfidës së parë me rezultat 4:0.

Barcelona me gjithë angazhimin e superlojës nuk ia doli që të shkrijë humbjen e sfidës së parë.

Golat i realizuan Bernal (29 e 72’), Raphinha (45+5 – nga penalltia).

Atletico Madridi është kualifikuar në finalen e  madhe, ku e pret fituesin e sfidës së nesërme mes Sociedadit dhe Athletic Bilbaos.



Read it all at Bota Sot