Marco Verratti do të rikthehet në kombëtaren italiane pas tre vjetësh

- Bota Sot

Marco Verratti do të rikthehet në kombëtaren italiane pas tre vjetësh

Marco Verrati pritet të kthehet në Kombëtaren e Italisë, pas gati tre vjetëve.

Sipas asaj që raporton gazetari Nico Schira, selektori i ‘’Azzureve’’, Genaro Gattuso do ta thërrasë ish-kapitenin për të luajtur në fazën eliminatore të Kupë së Botës.

Verratti nuk ka luajtur një ndeshje me Kombëtaren italiane pothuajse tre vjet më pare, pak para se të transferohet në Katar.

33-vjeçari ndeshjen e fundit me fanellën e Italisë e zhvilloi, më 18 qershor të vitit 2023, kundër Holandës.

Përvoja dhe cilësia e Verrattit do të jetë një forcë shtesë për Italinë në ndeshjen gjysmëfinale të play-offit të Ligës së Kombeve ndaj Irlandës së Veriut.

Italia e ka mundësinë e fundit për të siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës, ku fillimisht duhet të eliminoj Irlandën e Veriut, e pastaj do të përballet me fituesin e ndeshjes Uells-Bosnjë e Hercegovina.



Read it all at Bota Sot