Milani nis bisedimet për vazhdimin e marrëveshjes me Leaon

- Bota Sot

Milani nis bisedimet për vazhdimin e marrëveshjes me Leaon

Milani ka nisur bisedimet me Rafael leaon për vazhdimin e kontratës.

Sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”, drejtuesit e kuqezinjve po punojnë bashkë me përfaqësuesit e sulmuesit portugez për të arritur një marrëveshje.

Bisedimet po vazhdojnë për një zgjatje të kontratës, deri në vitin 2030, pasi kontrata aktuale skadon në qershor të vitit 2028.

Me kontratën e re, Rafael Leao do të ketë edhe rritje page, me 5.5 milionë euro në vit. 26-vjeçari po kalon sezonin e shtatë me Milanin, që kur u transferua nga Lille, në vitin 2019. Leao ka shënuar 10 gola dhe ka bërë dy asiste në sezonin aktual.



Read it all at Bota Sot