Xhemajl Zeqiri, ish portieri i njohur i klubeve si Kumanova, Prishtina, KNI “Ramiz Sadiku” Liria, Drita, Ballkan Stokokomerc, FCU, Shkëndija Haraçinë, e klube tjera, prej dje me vendim të FFM është emëruar ndihmës seleksionues i reprezentacionit të Maqedonisë në futboll U 20.
Ashtu siç ishte portier me renome, pritet që Xhemajl Zeqiri me punën e tij të palodhshme të nxjerr futbollistë të talentuar, të cilët do të jenë ardhmëria e futbollit.
Ndryshe grumbullimin e parë me reprezentacionin e Maqdonisë U 20, legjenda e futbollit Xhemajl Zeqiri do ta ketë më 10 mars në vigjilje të ndeshjes kundër Lihtenshtajnit.
Xhemajl Zeqirit synon suksese në këtë rrugëtim të ri si ekspert i futbollit.