Dinamo City-Tiranas, sfida kryesore

- Bota Sot

Dinamo City-Tiranas, sfida kryesore

Ditën e sotme do të luhen 4 ndeshje vendimtar për objektivat e skuadrave, teksa vëmendjen do ta marri Kupa e Shqipërisë. 8 ekipet që luftojnë mes tyre në çerekfinale e kthimit do të luajnë “all-in” vetëm për fitoren, për të siguruar edhe kualifikimin për në fazën tjetër.

Dy takime do të startojnë në orën 16:30, ku Partizani pret Elbasanin në “Arenën e Demave”.

Dueli i parë mes tyre ka përfunduar me fitoren 1-0 në favor të “Demave”.

Ndërkohë dueli tjetër është përballja Vllaznia – Bylis që do të zhvillohet në “Loro Boriçi”. 

Sfida e parë mes tyre është fituar nga shkodranët me shifrat 1-0.

Gjithashtu në orën 19:30 do të startojnë dy duelet e tjera. Egnatia pret  Teutën në “Egnatia Arena”, me përballjen e parë mes tyre që ka përfunduar në favorin e Egnatias me shifrat 2-1. Dhe çerekfinalja e fundit, por që merr vëmendjen kryesorë të tifozëve është derbi mes Dinamos dhe Tiranës. Takim që do të zhvillohet në “Air Albania”, me “Blutë” e Ilir Dajës që kanë fituar takimin e parë me shifrat 2-0.

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e kthimit, faza 1/4

Partizani-AF Elbasani

Vllaznia-Bylis

Egnatia-Teuta

Dinamo City-Tirana



Read it all at Bota Sot