Një eliminim që dhemb

- Bota Sot

Një eliminim që dhemb

Barcelona tentoi mrekullinë mbrëmë në “Camp Nou” dhe vetëm një gol mungoi që gjithçka të ishte një natë e paharrueshme për klubin dhe tifozët.

Blaugranat arritën të shënonin 3 gola kundër Atletiko Madridit, por kjo nuk mjaftoi që të paktën ndeshja të shkonte në shtesa dhe kualifikimi për në finalen e Kupës së Mbretit të vendosej atëherë.

Pas fishkëllimës së fundit, lojtarët e Barcelonës u shtrinë në fushë, të rraskapitur nga energjitë e harxhuara, por edhe nga dëshpërimi.

Vetëm Lamine Yamal nxitoi menjëherë në dhomat e zhveshjes, ku u pa i vetëm.



Read it all at Bota Sot