Rafinja ishte një nga më të mirët e Barcelonës në ndeshjen kundër Atletiko Madrid.
Ai realizoi golin e dytë me penallti dhe goditi disa herë portën, por u ndal nga portieri Muso.
Sulmuesi brazilian u prek shumë pas eliminimit nga Kupa e Mbretit dhe në fund i përlotur qëndroi pranë tifozëve blaugrana.
Ata menjëherë filluan të brohorisnin emrin e tij për të treguar mbështetjen dhe dashurinë që kanë për 29-vjeçarin.
Ai filloi të duatrokiste dhe të ngushëllohej nga ky eliminim i dhimbshëm.