Milan raportohet se është i hapur ndaj ofertave për mbrojtësin e majtë Pervis Estupinan këtë verë, pas përpjekjeve të dështuar të ekvadorianit për të bindur trajnerin Massimiliano Allegri.
Sipas Sky Sports, ‘Rossonerët’ janë të gatshëm të dëgjojnë propozime nga klubet e interesuara në Itali, Spanjë dhe Angli.
I transferuar nga Brighton për 17 milionë euro, Estupinan ka kontratë deri në vitin 2030, por Milan do të kërkonte rreth 14 milionë euro për të shmangur një humbje në transferim.
Thuhet se Allegri nuk është i kënaqur me paraqitjet e tij dhe nuk e sheh si pjesë thelbësore të planeve të tij, duke hapur derën për një largim.
Në Itali, Bologna po ndjek nga afër situatën dhe mund të ndërmarrë veprime nëse çmimi bie.
Pritet konkurrencë edhe nga disa skuadra të La Liga dhe ekipe angleze, të cilat tashmë kanë pyetur për 28-vjeçarin.
Estupinan mbetet një mbrojtës i majtë sulmues dhe me përvojë ndërkombëtare, por e ardhmja e tij te Milan duket e pasigurt.
Çështja pritet të përshpejtohet në javët në vijim, ndërsa Milan synon të ristrukturojë skuadrën dhe të përmirësojë balancën financiare.