Flick: Ne dhamë gjithçka në fushë

- Bota Sot

Flick: Ne dhamë gjithçka në fushë

Barcelona fitoi 3-0 dje ndaj Atletico Madrid, por fitorja ishte e pamjaftueshme ngase Atletico kishte fituar në raundin e parë të gjysmë-finales me rezultat 4-0.

Hansi Flick, trajneri katalanas, ishte i lumtur me paraqitjen mbresëlënëse të skuadrës.

“Unë jam krenar dhe i mahnitur me atë që shikova nga skuadra jonë. Leveli i lojtarëve të La Masias është i çmendur, megjithatë jemi të zhgënjyer me eleminimin”

“Ne kishim mundësi të shënonim golin e katërt dhe të pestë por nuk e bëmë. Barcelona dhuroi gjithçka në fushë dhe kjo është çka unë pres nga ekipi”

Barcelona përpos kësaj, i humbi dy lojtarët kyç të krahut të mbrojtës, të cilët u lënduan në ndeshjen e mbrëmshme

“Nuk jam i lumtur me lëndimet. Barcelona pagoi një çmim me intensitetin e lojës që po zhvillonte, pra nuk është mirë për ne. Na duhej Pedri në fushë dhe jam shumë i lumtur që nuk pësoi një lëndim sepse duke lënë atë në fushë për 90 minuta ishte shumë e rrezikshme”

Barcelona në këtë sezon ka të fituar SupërKupën e Spanjës dhe është në garë për La Liga-n dhe Champions League.



Read it all at Bota Sot