Granit Xhaka thyen rekord, befason anglezët

- Bota Sot

Granit Xhaka thyen rekord, befason anglezët

Kapiteni i Sunderlandit Granit Xhaka është në qendër të vëmendjes në futbollin anglez.

Xhaka ka arritur një moment historik duke regjistruar paraqitjen e 250-të në Premier League.

“Një numër rekord paraqitjesh në Premier League për Granit Xhakën”, shkruan faqja zyrtare e klubit.

Në 250 ndeshje, futbollisti ka shënuar 18 gola dhe ka dhuruar 29 asistime.

Ai u aktivizua nga minuta e 56-të në fitoren 1:0 të Sunderlandit në udhëtim ndaj Leeds Utd.



Read it all at Bota Sot