Ferizaj kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

- Bota Sot

Ferizaj kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Ferizaj ka siguruar kalimin në gjysmëfinale të Kupa e Kosovës në futboll.

Para tifozëve të vet, ferizajasit mposhtën 2:0 Vushtrrinë, në një ndeshje të luftuar nga të dyja skuadrat.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, Peposhi shënoi pas një gabimi të portierit Koubassanath, të cilit topi i rrëshqiti nga duart.

Në minutën e 75-të, Erion Sadriu realizoi nga penalltia për rezultatin përfundimtar 2:0.

Ferizaj tani synon të arrijë finalen e madhe të kësaj gare.
 



Read it all at Bota Sot