Alarm te Barça

- Bota Sot

Alarm te Barça

Mbrëmjen e kaluar, Barcelona mori një lajm jo të mirë gjatë përballjes ndaj Atletico Madrid, pasi mbrojtësi i majtë Alejandro Balde u detyrua të largohet nga fusha për shkak të një lëndimi.

Balde u ndal pas një dueli të fortë në krahun e majtë dhe menjëherë kërkoi ndihmën e stafit mjekësor.

Ai provoi të vazhdonte lojën për disa minuta, por dhimbjet e detyruan të zëvendësohej, duke ngritur shqetësime te stafi teknik i Barcelonës.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar për shkallën e lëndimit, por frika është se mund të bëhet fjalë për një problem muskulor, që do ta mbante jashtë fushave për disa javë. Mungesa e tij do të ishte një goditje e madhe për trajnerin, pasi Balde ka qenë titullar i padiskutueshëm në krahun e majtë këtë sezon.

Në orët në vijim pritet që lojtari t’i nënshtrohet ekzaminimeve të detajuara mjekësore për të përcaktuar saktësisht kohëzgjatjen e rikuperimit.



Read it all at Bota Sot