Arsimi nga Çegrani zhgënjeu si vendas në Gostivar duke pësuar debakël me rezultat 5:0 nga Tikveshi i Kavadarit, në kuadër të javës së 21-të të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Paraqitje katastrofale e skuadër shqiptare që rrezikon të bien në zonën e kuqe, për largim nga liga.
“Performancë e papranueshme.
Ju kemi zhgënjyer.
Koha për reflektim, dhe shumë punë.
Të dashur tifozë, natarë, shumë e dashur mërgatë-kërkojmë ndjesë, performancë e tillë nuk do të përsëritet!”, shkruan në faqen e klubit shqiptar Arsimi.
Tikveshi ngritet në vend të 6-të me 27 pikë e Arsimi bie dy vende më poshtë me 26 sosh.