Merkaj tjetër gol në Itali

- Bota Sot

Merkaj tjetër gol në Itali

Silvio Merkaj shënoi një tjetër gol në Serinë B italiane.

Sulmuesi me origjinë nga Vlora ishte protagonist ndërsa skuadra e tij nga Tiroli I Jugut fitoi 4-0 në fushën e Rexhanës.

Merkaj ishte autor i rrjetës së katërt në minutën e tretë shtesë të ndeshjes.

Tashmë, ai ka 9 gola këtë sezon në kampionat, duke u barazuar me sulmuesin tjetër shqiptar, Stiven Shpendi, e duke qenë vetëm një gol prapa vëllait të tij binjak, Kristian Shpendi.

 

Falë kontributit edhe të sulmuesit shqiptar, ekipi i Tirolit të Jugut është larguar nga zona e ftohtë që të zbret nga kategoria, e madje pretendon të hyjë në plej ofin për t’u ngjitur në Serinë A.



Read it all at Bota Sot