Shqipëria U-17 barazon ndaj Izraelit në “Shtëpinë e Futbollit”

- Bota Sot

Shqipëria U-17 barazon ndaj Izraelit në “Shtëpinë e Futbollit”

Kombëtarja shqiptare U-17 për vajza luajti pasditen e sotme ndeshjen e dytë dhe të fundit të vlefshme për raundin e dytë të Kampionatit Europian 2026 për këtë grupmoshë, kundër Izraelit.

Takimi i zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit” u mbyll në barazim pa gola, 0-0.

Trajnerja Cyme Lulaj hodhi në fushë këtë formacion titullar: Ambra Reshiti (GK), Besiana Gola, Aldisa Kronaj, Ava Hysenaj, Audrina Lajthiza, Albana Malaj (C), Andrea Klleci, Gurie Memetaj, Elin Hasanaj, Tea Hasanaj dhe Tuhana Cifliku.

Ndeshja ishte e balancuar gjatë gjithë 90 minutave, me të dyja skuadrat që u përpoqën të krijonin raste për shënim, por pa arritur të gjenin rrugën e rrjetës.

Vajzat kuqezi u treguan të organizuara në repartin mbrojtës dhe provuan të rrezikonin në disa raste në sulm, ndërsa edhe Izraeli pati momentet e veta, por pa konkretizim. Në fund, takimi u mbyll në barazim pa gola dhe të dyja ekipet ndanë nga një pikë.

Ky ishte turneu i parë europian i organizuar nga Federata e Futbollit për këtë vit, ku morën pjesë ekipet e vajzave U-17 të Shqipërisë, Izraelit dhe Andorrës.



Read it all at Bota Sot