Shpëton Mastantuono

- Bota Sot

Shpëton Mastantuono

Futbollisti argjentinas Franco Mastantuono ka shmangur një dënim me dy ndeshje pezullim pas përjashtimit të tij në sfidën kundër Getafes.

Lojtari ishte ndëshkuar me karton të kuq pasi iu drejtua arbitrit të takimit me fjalë të ashpra, duke e quajtur vendimin e tij “një turp”.

Sipas raportit të ndeshjes, ai vazhdoi me ofendime të tjera teksa po largohej drejt dhomave të zhveshjes.

Megjithatë, pas shqyrtimit të rastit nga organet disiplinore, është vendosur që Mastantuono të mos dënohet me pezullim prej dy ndeshjesh, duke i dhënë atij mundësinë të jetë i disponueshëm për sfidat e ardhshme.



Read it all at Bota Sot