Manaj po shënon pa u ndalur, trajneri kërkon më shumë

- Bota Sot

Manaj po shënon pa u ndalur, trajneri kërkon më shumë

Rei Manaj ka filluar të bëhet protagonist me fanellën e Sivaspor që në javët e para me këtë skuadër, duke mbyllur muajin e tij të parë si pjesë e klubit turk me 4 gola dhe një asist.

Por sipas trajnerit Ismet Tashdemir, futbollisti nuk është ende në formën e tij më optimale.

“Rei Manaj është thuajse gati, ndoshta mund të shtojë diçka më shumë sa i përket gjendjes së tij, por po punon në këtë drejtim. Ai po punon shumë mirë. Ai ka gjithashtu edhe një përkushtim të mirë”, tha trajneri para mediave,

“Unë e shoh që është integruar mirë me ekipin, shpresojmë që kjo gjë të vazhdojë edhe në vijim. Në fund të fundit, Manaj është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, një lojtar me të vërtetë i shkëlqyer.

Ne kemi edhe lojtarë të tjerë gjithashtu por presim që të gjithë të përmirësohen nga dita në ditë, pasi jemi në një periudhë ku nuk kemi nevojë për justifikime. Por mundohemi të japim më të mirën”, tha trajneri i Sivaspor.

Klubi aktualisht mban vendin e 13 në renditjen e kategorisë së dytë turke, por ka një ndeshje në fundjavë ndaj Keçiorengyçy, i cili është një kundërshtar direkt për të siguruar zonën play-off për ngjitjen në elitë dhe mund të ngjitë pozicione të tjera në klasifikim.



Read it all at Bota Sot