Futbollistët e Atletico Madridit janë surprizuar sërish me ushqim nga restoranti “Chalito”, në pronësi të ish-sulmuesit të tyre, Luis Suarez, pas kualifikimit në finalen e Kupës së Mbretit.
Skuadra madrilene siguroi biletën për në finalen e Copa del Rey pas përballjes ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke arritur një sukses të rëndësishëm në një nga transfertat më të vështira të sezonit.
Siç ka ndodhur edhe në raste të mëparshme, ish-sulmuesi i dy skuadrave si Atleti dhe Barça ka zgjedhur të përgëzojë ish-bashkëlojtarët duke u dërguar ushqim nga restoranti i tij, një gjest që është pritur shumë mirë brenda klubit dhe që tregon marrëdhënien e fortë që uruguaiani vazhdon të ketë me ambientin “rojiblanco”.
Kujtojmë që Suarez ka luajtur edhe për Barcelonën.