Tetova dhe Dobi zgjedhin titullarët për duelin Egnatia-Teuta

- Bota Sot

Tetova dhe Dobi zgjedhin titullarët për duelin Egnatia-Teuta

Ndeshja mes Egnatias dhe Teutës në Rrogozhinë do të tregojë emrin e një prej katër gjysmëfinalisteve të Kupës së Shqipërisë por mbi të gjitha duket si një biletë e rëndësishme për të synuar vazhdimin në Europë.

Rrogozhinasit kanë avantazhin e fitores 2-1 në sfidën e parë, por për Teutën, kjo mund të kthehet në një ndeshje për “jetë a vdekje”, pasi mund të jetë munsësia e fundit që kanë për të mbetur në garë për pjesëmarrjen në Europë në edicionin e ardhshëm që është objektivi i klubit.

FORMACIONET ZYRTARE

EGNATIA: Tandiashvili, Alijev, Poçi, Fangaj, Haime, Kryeziu, Fernando, Ruçi, Rodrigues, Albaneze, Adjesa.
Trajner: Edlir Tetova

TEUTA: Selmani, Zhongo, Kotobelli, Përgjoni, Toli, Votlai, Maçolli, Jurgens, Boçi, Gonçalves, Daci.
Trajner: Enkelejd Dobi.



Read it all at Bota Sot