Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta është paraqitur në konferencë për media para ndeshjes ndaj Brightonit në Premier League.
Gjatë këtyre ditëve është kritikuar shumë loja e “Topçinjëve”.
Por, kjo nuk i bën përshtypje trajnerit spanjoll.
Madje ai thotë se nuk është i kënaqur sepse skuadra e tij duhet të shënojë më shumë gola nga ndërprerjet.
“Jam i zhgënjyer dhe i mërzitur sepse s’kemi shënuar më shumë gola nga gjuajtja e lirë”, u shpreh Arteta
Skuadra e Arsenalit sonte e ka një test të vështirë ndaj Brightonit, e vlefshme për javën e 29-të në Premier League.