Fatmir Bafto do të arbitrojë derbin e madh mes Vardarit dhe Shkëndijës!

- Bota Sot

Fatmir Bafto do të arbitrojë derbin e madh mes Vardarit dhe Shkëndijës!

Nesër (14.00) do të luhen dy ndeshjet e fundit të javës së 21-të të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut. 

Ndeshja kryesore luhet mes Vardarit dhe Shkëndijës.

Ndeshje që mund të rrisë epërsinë e liderit Vardari apo ta ngushtojë atë. Shkëndija është kampion në fuqi.

Nga ora 16:00 në Manastir do të luajnë Pelisteri dhe Sileksi.

Dihen edhe gjyqtarët për të dyja ndeshjet. Fatmir Bafto nga Ohri do të jetë gjyqtari kryesor i derbit Vardari - Shkëndija, ndërsa në Manastir gjyqtari kryesor do të jetë Stojançe Trpçevski nga Shkupi.



Read it all at Bota Sot