Gnabry heq paralele

- Bota Sot

Gnabry heq paralele

Bajerni po ecën me shpe jtësi të plotë drejt fazës vendimtare të sezonit dhe është vendosur në një pozicion të shkëlqyer: një epërsi prej njëmbëdhjetë pikësh ndaj Borusia Dortmund në Bundesliga, një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Gjermanisë dhe një pozicion premtues në Ligën e Kampionëve.

Nuk janë vetëm rezultatet e fundit ato që po gjenerojnë optimizëm në Mynih, por mbi të gjitha fryma e veçantë e ekipit.

Ky kombinim i rezultateve bindëse dhe harmonisë së brendshme po e shndërron Bajernin në një nga favoritët kryesor për të triumfuar në të gjitha kompeticionet këtë sezon.

“Unë tashmë shoh paralele me ekipin që fitoi tripletën në vitin 2020, edhe pse është ende herët për deklarata të mëdha.

Por për mua, atmosfera në ekip është tashmë më e mira që nga ajo kohë,” citohet të ketë thënë Serxh Gnabry.

Përpara ndeshjes në shtëpi të premten e ardhshme (duke filluar nga ora 20:30) kundër Borusia Mynçengladbah, yje të tjerë konfirmuan në revistën e klubit të Bajernit se uniteti i brendshëm është një nga çelësat më të rëndësishëm të suksesit aktual. Kapiteni Manuel Nojer, i cili fitoi Ligën e Kampionëve me Bajernin e Mynihut në vitet 2013 dhe 2020, theksoi:

“Për momentin, secili po luan një rol të rëndësishëm në ekip.

Të gjithë ndihen mirë dhe po japin kontributin e tyre.” Hiroki Ito gjithashtu ndien një mentalitet të veçantë:

“Sjellja jonë më kujton pak mentalitetin japonez. Ne respektojmë njëri-tjetrin, luftojmë për njëri-tjetrin dhe japim gjithçka për klubin. Këtë e ndiej jo vetëm në ndeshje, por edhe në çdo seancë stërvitore.” Golashënuesi kryesor Herri Kejn e përshkruan frymën e ekipit te kryesuesit dominues të Bundesligës kështu:

“Sa më shumë luaj me ta, aq më mirë i kuptoj shokët e skuadrës.

Lojtarët e kuptojnë më mirë njëritjetrin dhe proceset, dhe ndihen më rehat në pozicionet dhe lëvizjet e tyre.”

Me besimin në rritje dhe një skuadër që po funksionon si një trup i vetëm, bavarezët duken më të vendosur se kurrë për të rikthyer dominimin e tyre edhe në arenën evropiane.

Javën e ardhshme, Bajerni do të vazhdoj më në fund rrugëtimin e tyre në Ligën e Kampionëve, me ndeshjen e parë të fazës së 1/16-ave kundër Atalantës më 10 mars (duke filluar nga ora 21:00).



Read it all at Bota Sot