Pensionohet gjyqtari prizrenas, Hashim Çollaku

- Gazeta e Prizrenit

Pensionohet gjyqtari prizrenas, Hashim Çollaku

Pas një karriere të gjatë prej 26 vitesh në sistemin e drejtësisë, gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Hashim Çollaku ka arritur moshën e pensionimit.

Kryetari i Gjykatës së Apelit, Valon Totaj, e ka falënderuar Çollakun për kontributin e dhënë në sistemin e drejtësisë në vend, duke i uruar shëndet dhe mbarësi në jetë.

Çollaku u bë pjesë e Gjykatës së Apelit më 1 janar 2013, ku ushtroi detyrën e tij në Departamentin për Krime të Rënda, duke kontribuar në trajtimin e çështjeve me rëndësi të veçantë për sistemin gjyqësor./GeP



Read it all at Gazeta e Prizrenit