Epopeja e UÇK-së kujtohet edhe përmes sportit, FFK organizon turneun “Adem Jashari”

- Bota Sot

Epopeja e UÇK-së kujtohet edhe përmes sportit, FFK organizon turneun “Adem Jashari”

Në ditët e kujtimit të Epopesë së UÇK-së, përkujtohet me respekt të thellë sakrifica e Adem Jasharit dhe e gjithë familjes Jashari, si dhe e të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosova.

Edhe komuniteti i sportit, në veçanti ai i futbollit, vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe kultivimin e këtyre vlerave. Përmes aktiviteteve sportive synohet që te brezat e rinj të përcillen vlerat e sakrificës dhe respektit për historinë e vendit.

Në këtë frymë, Federata e Futbollit e Kosovës tash e 17 vjet organizon turneun tradicional të futsallit “Adem Jashari”, një aktivitet që synon të mbajë gjallë kujtesën për ngjarjet historike dhe për ata që kontribuan për lirinë e vendit.

Ky turne është kthyer në një traditë të rëndësishme sportive dhe përkujtimore, duke bashkuar sportin me nderimin për historinë dhe sakrificën e popullit të Kosovës.



Read it all at Bota Sot