Vetëm 18 vjeç dhe tashmë një nga emrat më të përfolur në merkato. Kerim Alajbegoviq po shkëlqen këtë sezon me Red Bull Salzburg, duke u shndërruar nga një premtim i thjeshtë në një nga talentet më të kërkuar në futbollin europian.
Mesfushori ofensiv, i lindur në Gjermani në vitin 2007, u transferua te klubi austriak nga Bayer Leverkusen për një shumë që sot konsiderohet një marrëveshje shumë e leverdishme.
Ambidextr dhe i aftë të luajë si organizator ofensiv në krahun e majtë, ai kombinon vizion loje dhe aftësi në driblim, duke kujtuar për nga ndikimi i hershëm edhe Kenan Yıldız.
Alajbegovic ka hyrë tashmë në histori si golashënuesi më i ri i përfaqësueses së Bosnies.
Me 11 gola këtë sezon dhe një vlerë tregu që llogaritet mes 15 dhe 20 milionë eurove, ai ka tërhequr interesin e Juventus dhe Milan, ndërsa në garë është edhe Bayern Munich. Ndërkohë, Leverkusen mund të aktivizojë një klauzolë rikthimi për të mos humbur talentin që shumëkush e sheh si “Wirtz-in e ri”.