Disa vite më parë, Borusia Mynshengladbah shpesh e vështirësonte jetën e Bajernit dhe fitoi një reputacion si “ekipi i mallkuar” për ta. Tani, kjo klasike e Bundesligës shërben vetëm si një ndeshje prove për Bajernin.
Megjithatë, ende ka shifra dhe të dhëna që tregojnë se Bajerni shpesh ka pasur probleme me Borusia Mynçengladbah.
Për shembull, 143 gola të pranuar në historinë e Bundesligës, më shumë se kundër çdo kundërshtari tjetër.
Dhe seria e tyre e fundit fitoreve kundër Borusias, pesë fitore radhazi, u barazua vetëm pas ngjitjes së tyre të përbashkët në Bundesligë në 1965. Një fitore e gjashtë të premten mbrëma do të ishte, pra, një rekord i ri për Bajernin në këtë përballje.
Bajerni ka fituar pesë ndeshjet e fundit, tre të fundit pa pësuar gol.
Megjithatë, fitorja 3-0 në ndeshjen e parë në Borusia Park tingëllon më vendimtare nga sa ishte në të vërtetë.
Pra, Bajerni nuk e ka shkatërruar saktësisht Gladbahun. A premton kjo të paktën pak emocion të premten?
Pyetja për Bajernin është se si trajneri Kompani do të rreshtoj ekipin midis Dortmund dhe Atalantës.
Gjashtë ditë pas fitores 3-2 kundër ekipit në vendin e dytë dhe katër ditë para ndeshjes së parë të 16-tës së Ligës së Kampionëve në Bergamo, nuk ka nevojë për menaxhimin e ngarkesës së lojtarëve.
Megjithatë, a do tu jap minutazh lojtarëve rezervë, apo do të lejoj që njëmbëdhjeta e parë të vazhdoj të harmonizohet? Opsioni i parë mbështetet nga fakti se ekipi ende nuk ka arritur formën më të mirë që tregoi në vjeshtë, po pranon shumë gola shumë lehtë, dhe kjo mund të kushtoj shtrenjtë nga tani e tutje.
Opsioni i dytë do të adresonte pakënaqësinë në rritje te disa lojtarë, si Lenart Karl, i cili ka qëndruar në stol për 90 minutat e plota të dy ndeshjeve të fundit. Karl është një nga tre kandidatët për pozicionin numër 10, krahas Serxh Gnabri dhe Jamal Musiala.
Shumica e vendeve të tjera të titullarit janë tashmë të zëna, duke përfshirë Manuel Nojer kur është i shëndetshëm. Kapiteni mund të përdor padyshim ndeshjen kundër Mynçengladbah si një provë para udhëtimit në Bergamo, pasi ka humbur dy ndeshjet e fundit për shkak të një tërheqjeje të muskujve.