Kompany e konfirmon, problem dëmtimi për Kanen

- Bota Sot

Kompany e konfirmon, problem dëmtimi për Kanen

Harry Kane nuk është gati. Sulmuesi anglez i Bayern Munich, me 45 gola këtë sezon në të gjitha kompeticionet, “mori një goditje në pulpën e këmbës dhe nuk është rikuperuar ende”.

Kështu u shpreh trajneri Vincent Kompany para ndeshjes ndaj Borussia Monchengladbach, i cili shtoi:

“Është vetëm një goditje, asgjë serioze. Sidoqoftë, i duhet ende për rikuperim”.

Ndeshja e parë e 1/8-ve të Champions League në Bergamo me Atalantën (10 mars, ora 21:00) afrohet, por Kompany duket i qetë për Kane:

“Nga mimika ime mund ta shihni që jam mjaft i qetë”. Hiroki Ito dhe Alphonso Davies mbeten ende jashtë. Rikuperim kyç mund të konsiderohet Manuel Neuer: “Po, është në formë”.

Kane kishte pësuar një dëmtim muskulor në pulpën e këmës së majtë më 14 shkurt ndaj Werder Bremen (3-0) dhe u zëvendësua në pjesën e parë, duke humbur ndeshjet me Eintracht (3-2) dhe “Klassiker” ndaj B.Dortmundit (3-2).

Me momentet kryesore të sezonit pranë; Champions, Bundesliga dhe gjysmëfinalja e Kupës së Gjermanisë në prill, Kompany tha: “Është çudi të mos kemi ndeshje gjatë javës…

Tani na presin ato për të cilat jemi mësuar. Kemi ekipin e duhur për t’i përballuar”.



Read it all at Bota Sot