Feronikeli 74 nga Drenasi i përkushtohet punës edhe me talente, të cilët janë e ardhmja e klubit.
Një emër që po vjen padyshim është edhe Oltion Gashi.
Feronikeli bën pjesën në Ligën e Parë të Kosovës, me synime rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës.
“Debutim me karakter.
Dje, në çerekfinalen e Kupës kundër Dukagjinit në Klinë, 17-vjeçari Oltion Gashi bëri debutimin e tij me fanellën e parë të klubit!
I dalë nga shkolla e futbollit të FC Feronikelit, Olti tregoi profesionalizëm, klas dhe qetësi mbresëlënëse në fushë, duke i dhënë siguri mbrojtjes pavarësisht moshës së re.
Paraqitje që premton shumë për të ardhmen!
FC Feronikeli vazhdon të besojë dhe të investojë në talentët e rinj. Oltioni është shembull i punës, përkushtimit dhe rrugës që duhet ndjekur për të arritur ëndrrat.
Punoni fort, besoni në vete dhe e ardhmja do të jetë e juaja!
E ardhmja është këtu. E ardhmja është FC Feronikeli”, shkruan në faqen e Feronikelit.