Shkëndija shkarkon trajnerin

- Bota Sot

Shkëndija shkarkon trajnerin

KF Shkëndija 77 ka shkarkuar trajnerin.

KF Shkëndija 77 nga Haraçina përmes një kumtese ka njoftuar opinionin sportiv në vend, se me marrëveshje të dyanshme, ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Ljupço Markovski – Kallç.

Si duket disfata e fundit ndaj Skopjes në shtëpi ka ndikuar në një vendim të këtillë nga ana e drejtuesve të skuadrës nga Haraçina, që vazhdojnë të mbeten një ndër pretendentët për inkuadrim në Ligën e Parë.

Shkëndija synon hyrjen në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Aktualisht renditet në vend të dytë me 39 pikë, një më pak se lideri Ohrit.



Read it all at Bota Sot