Liria gati për derbin e madh në Prizren ndaj liderit

- Bota Sot

Liria gati për derbin e madh në Prizren ndaj liderit

Liria e Prizrenit po bëhet gati për derbin e madh të fundjavës në kuadër të Ligës së Parë të Kosovës në futboll.

Skuadra me renome do të përballet me liderin Vushtrrinë.

Ndeshje që pritet me kureshtje të madhe nga prizrenasit dhe vushtrriasit. 

“Për shkak të interesimit të madh nga tifozët, ju njoftojmë se biletat dalin në shitje sot nga ora 14:00 deri në ora 16:30.

Biletat do të shiten në hyrje te biletaria e klubit”, njofton klubit prizrenas.

Liria renditet në vend të 4-të me 45 pikë e Vushtrria udhëheq kreun me 47 sosh pas javës së 22-të.

Ndeshja luhet të shtunën në orën 13.00 në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren.



Read it all at Bota Sot