Manchester City bën edhe një tjetër hap të gabueshëm në drejtim të titullit. Citizens barazuan 2-2 në ndeshjen ndaj Nottinghamit.
E trajneri, Pep Guardiola tha se në përgjithësi skuadra luajti mirë për 90 minuta
“Ne krijuam shumë ndaj një ekipe shumë defanzive, një ekipi shumë të mirë. Unë do të doja të pranojmë më pak gola por nuk është çështja që ta analizojmë vetëm një specifikë. Unë kurrë nuk drejtoj gishtin tek lojtarët e mi sepse ne e dhamë maksimumin”
Spanjolli kishte edhe disa fjalë për 11-metërshin e mundshëm të norvegjezit, Erling Haaland
"Incidenti i Haaland, për mua është një penallti. Çfarë mund të bëjë Erlingu? Këtë sezon jemi mësuar me të. E dimë si funksionon.
"Puna jonë është të jemi më të mirë. Këto gjëra nuk mund ti kontrollojmë. Ajo që mund të kontrollojmë janë performancat tona. Kjo është ajo në të cilën duhet të përqendrohemi."
Manchester City me një ndeshje më pak janë -7 pikë ndaj vendit të parë, Arsenalit.