Llapi është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Malisheva bie në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Llapi ngadhënjeu me penallti me rezultat 4:2 ndaj Malishevës.
Llapi dhe Malisheva luajtën baras (1:1) në kohën e rregullt të takimit, por as vazhdimet dy herë nga 15 minuta nuk e përcaktuan gjysmëfinalistin pasi u mbyllë baras (2:2).
Në fillim të pjesës së parë, udhëtuesit kaluan në epërsi falë golit të futbollistit Mevlan Zekës në minutën e 6-të.
Në minutën e 50-të, Besar Musolli shënoi për Llapin duke barazuar rezultatin në 1:1.
Në minutën e 109-të Zeka shënoi golin e dytë personal dhe të epërsisë së Malishevës.
Në minutën e 120+6 Fuad Ajvazi shënoi me kokë për rezultatin 2:2.
Penalltitë: Për Malishevën realizuan Hetemi, Nafiu; dështuan Vitija e Pira dhe për Llapin shënuan Ramadani, Hyseni, Mullalliq, Bytyqi.
Në gjysmëfinale janë kualifikuar Ballkani, Ferizaj, Dukagjini dhe Llapi.