Shqiptari e shpëtoi në Iran maqedonasin, ja ku ishin sot

- Bota Sot

Shqiptari e shpëtoi në Iran maqedonasin, ja ku ishin sot

Futbollisti shqiptar, Jasir Asani, i doli në ndihmë maqedonasit Stefan Ashkovski gjatë largimit nga Irani, në një periudhë të tensionuar për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Vetë Ashkovski ka deklaruar se shqiptari ia shpëtoi jetën, pasi i ofroi ndihmë në momentet më të vështira, duke e ndihmuar të siguronte transport dhe të largohej nga kaosi që, sipas tij, mbretëronte në Iran, ku “bombat fluturonin mbi ne”.

“Derbin e madh midis Vardarit dhe Shkëndijës e panë sot Stefan Ashkovski dhe Jasir Asani. Disa ditë më parë ata kaluan një golgotë për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, dhe sot të dy u shfaqën në stadiumin ‘Petar Milloshevski’ në Shkup.

Me Asanin që e ndihmoi Ashkovskin të gjente transport dhe të shpëtonte nga kaosi që mbretëron në Iran, ku ai vetë thotë se bombat fluturonin mbi të.

Është bukur të shohësh të dy futbollistët së bashku në ndeshjen e sotme”, shkruan media maqedonase “Ekipa”.



Read it all at Bota Sot