Mesfushori i Sllovakisë, Laszlo Benes, ka folur për përballjen e rëndësishme ndaj Kosovës në kuadër të “play-off”-it për kualifikimin në Kampionatin Botëror.
Futbollisti 28-vjeçar e vlerësoi lart Kosovën:
“Pas disa javësh kemi një ndeshje shumë të rëndësishme ndërkombëtare.
Të gjithë e dimë për çfarë po luajmë.
Kosova është një kundërshtar i panjohur për ne, kundër të cilit nuk kemi luajtur më parë”.