Futbollisti shqiptar rrëfen panikun në Emiratet e Bashkuara Arabe

- Bota Sot

Futbollisti shqiptar rrëfen panikun në Emiratet e Bashkuara Arabe

Lufta mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit kundër Iranit ka krijuar tension në të gjithë rajonin në lindjen e mesme. I

sh-mesfushori i Vllaznisë, Rejan Alivoda, që aktualisht aktivizohet me Kalba tregon momentet e panikut në ditën e parë kur Irani sulmoi edhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Ditën e parë dëgjuam shpërthime dhe ishin pak të papritura sepse nuk kishim asnjë paralajmërim nga shteti se çfarë mund të ndodhë. Kishte shumë panik sepse kishte disa shpërthime që nga paraditja e deri në darkë”, pohoi Alivoda.

Klubi i këshilloi lojtarët të mos dilnin nga shtëpitë, edhe pse kampionati aty për momentin nuk është ndalur.

“Unë jetoj vetëm në shtepi. Jam 20-25 minuta larg bazës së klubit. Klubi na ofroi ndihmë, nap yeti për gjendjen, na këshilluan që të rrimë në shtëpi mos të dalim në qytet, të jemi sa më larg qendrave. Futbolli vazhdon normalisht, stërvitemi çdo ditë, kampionati vazhdon”, u shpreh futbollisti shqiptar.

Telefonatat nga familja janë bërë më të shpeshta gjatë këtyre ditëve për Alivodën.

“Nga familja dhe nga rrethi shoqëror kam pasur telefonata, jam munduar t’I them që jam mirë, nuk ka asgjë për panik përveç ditës së parë, ndërsa ditët e tjera janë normale”, pohoi Alivoda.

22-vjeçari aktivizohet prej dy vitesh me skuadrën e Kalba në kampionatin e Emirateve Arabe.



Read it all at Bota Sot