Duka merr pjesë në mbledhjen UEFA-s në Nyon

- Bota Sot

Duka merr pjesë në mbledhjen UEFA-s në Nyon

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka marrë pjesë në mbledhjen e radhës së Komitetit HatTrick të UEFA-s, e cila është zhvilluar në selinë e këtij institucioni në Nyon.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Duka bëri të ditur se gjatë këtij takimi janë diskutuar iniciativa të reja që synojnë zhvillimin e mëtejshëm të futbollit në Evropë.

“Sot në selinë e UEFA-s në Nyon, në mbledhjen e Komitetit HatTrick, së bashku me miqtë e mi me të cilët ndaj privilegjin të kontribuoj për zhvillimin e futbollit në Europë.

Diskutuam mbi iniciativa të reja që synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe programet e edukimit për federatat europiane”, ka shkruar Duka.

Komiteti HatTrick i UEFA-s është një nga strukturat më të rëndësishme që merret me menaxhimin e programeve të zhvillimit për federatat anëtare në kontinent.

Përmes këtij programi, UEFA mbështet projekte të ndryshme që lidhen me përmirësimin e infrastrukturës sportive, zhvillimin e akademive të futbollit dhe programeve edukative për federatat europiane, me qëllim rritjen e nivelit të futbollit në të gjithë kontinentin.



Read it all at Bota Sot