Isak Osmani nuk e ledhaton Istogun, regjistron ndeshjen 10:0 në favor të Prishtinës

- Bota Sot

Isak Osmani nuk e ledhaton Istogun, regjistron ndeshjen 10:0 në favor të Prishtinës

Prishtina ka fituar dy pikë në tavolinën e gjelbër.

Istogu nuk ka udhëtuar për të zhvilluar ndeshjen me Prishtinën, ndërsa Komesari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Isak Osmani, ka vepruar sipas rregullores, duke mos ledhatuar në asnjë formë kampionen Istogu.

“Ndeshja e javës së 10-të, Prishtina – Istogu, Superliga e femrave regjistrohet me rezultat 10:0 në favor të KHF Prishtina, kurse KHF Istogu i merret një pikë (-1) nga fondi i pikëve të fituara duke u mbështetur në nenin 6.11. 6.11.1, 6.12 dhe 6.12.1 të Propozicioneve të garave

Dënohet KHF Istogu me 150 euro (njëqind e pesëdhjetë euro) gjobë duke u mbështetur në nenin 6.12.6 të Propozicioneve të garave”, thuhet mes të tjera në njoftimin e buletinit të federatës.



Read it all at Bota Sot