Pas fitores ndaj Vardarit, Beqiri: Të qëndrojmë këmbë në tokë

- Bota Sot

Pas fitores ndaj Vardarit, Beqiri: Të qëndrojmë këmbë në tokë

Shkëndija e Tetovës merr fitore jashtëzakonisht të rëndësishme në transfertën me Vardarin.

Derbin e xhiros së 21-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut e fitojmë 1:0 me golin e Latifit në minutën e 65-të. Tashmë afrohemi vetëm 1 pikë nga vendi i parë, të cilin do ta sulmojmë fuqishëm në 12-të xhirot e mbetura. 

…triumfi…

Jeton Beqiri: “Normalisht e pashë si një ndeshje që duhet ta fitojmë. Erdhëm për të fituar dhe e fituam. Nuk jam i befasuar me fitoren për shkak se të them të drejtën, e prisja, e përgatitëm, e dëshironim dhe dua ti komplimentojë futbollistët për angazhim. Edhe pse për dallim nga kundërshtari, kishim vetëm dy ditë për të përgatitur ndeshjen.”

…5 fitore në 5 ndeshje…

Jeton Beqiri: “Jam i kënaqur me serinë e fitoreve në kampionat. Normalisht edhe vitin që mbyllëm, dy xhirot e fundit i kishim fitore dhe tashmë shkojmë në 7 fitore në kampionat.

Mirëpo, gjithsesi nuk jam i kënaqur deri në momentin që ekipi është në vend të dytë. Dhe deri sa nuk jemi në vend të parë, ne duhet të qëndrojmë këmbë në tokë, të angazhohemi maksimalisht për çdo ndeshje që të tregojmë se dhe të vërtetojmë se pasi edhe shpendët në Maqedoni e dinë se cila skuadër është më e mirë, por këtë duhet ta materializojmë në tabelën e klasifikimit.”

…Negativa nga 6 në 1 pikë brenda 3 ditëve…

Jeton Beqiri: “Normalisht jemi në seri të mirë të rezultateve dhe kundërshtari ka gabuar në dy ndeshjet e fundit. Ne nga 6 pikë, afrohemi në 1 pikë tani dhe presioni do të jetë në anën e ekipeve kundërshtare, ne jemi skuadër që duhet të punojmë shumë, kemi një grup shumë të mirë të futbollistëve që çdo njëri që futet bën maksimumin. Edhe rotacioni është i pranishëm siç e shihni edhe vet.

Unë dua të bëj thirrje për qetësi, për shumë punë, për një angazhim maksimal nga secili në klub dhe normalisht do të jemi plotësisht i kënaqur nëse në fund të kampionatit do të përfundojmë në vend të parë.

Gjithçka tani që ndodh është vetëm e momentit, por besoj që kemi të gjitha parakushtet dhe mundësitë që të vazhdojmë me rezultate pozitive.”

…dedikimi…

Jeton Beqiri: “Sinqerisht fitoren dua t’ua dedikoj publikut të Shkëndijës, në veçanti ‘Ballistëve’ dhe të gjithë të tjerëve, pasi Shkëndija është brend që ndiqet edhe jashtë Maqedonisë dhe dua t’ua uroj të gjithëve fitoren e sotme.”.



Read it all at Bota Sot