Casemiro po luan muajt e fundit me fanellën e Manchester United

- Bota Sot

Casemiro po luan muajt e fundit me fanellën e Manchester United

Casemiro po luan muajt e fundit me fanellën e Manchester United, pasi braziliani do të largohet në fund të këtij sezoni si lojtar i lirë.

Drejtuesit e “Djajve të Kuq” po shqyrtojnë disa emra për të gjetur mes tyre zëvendësuesin ideal të Casemiro-s.

Gazetari i njohur, Ben Jacobs, zbulon se vetë Casemiro iu ka sugjeruar drejtuesve të Manchester United, transferimin e Bruno Guimaraes, mesfushorit të Newcastle.

28-vjeçari brazilian është në kulmin e karrierës së tij dhe padyshim transferimi te Man. United do të ishte një hap gjigant për të.

Vlera në treg e Guimaraes është 75 milionë euro. Largimi nga Newcastle nuk do të ishte edhe aq i lehtë, duke ditur rëndësinë e jashtëzakonshme që ka për “Qymyrxhinjtë” dhe faktin që është nën kontratë deri në vitin 2028.



Read it all at Bota Sot