FC Basel ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Grasshoppersit në ndeshjen e javës së 28-të të elitës së futbollit zviceran.
Kapiteni Xherdan Shaqiri u zëvendësua në minutën e 46-të, ndërsa Albian Ajeti u aktivizua në minutën e 85-të për Baselin.
Te Grasshoppersi, Amir Abrashi hyri në lojë në minutën e 61-të, ndërsa Samuel Krasniqi në minutën e 73-të.
Golin e vetëm të takimit e realizoi Traore në minutën e 51-të, duke i siguruar tri pikë vendasve.
Në minutën 90+5, Abrashi u përjashtua nga loja me karton të kuq për sjellje josportive.
Pas javës së 28-të, Baseli renditet në vendin e katërt me 46 pikë, ndërsa Grasshoppers mban vendin e 11-të me 24 pikë.