Në Gjakovë, sot u bë rivarrimi me nderime i Myrteza Dylhasit, i zhdukur më 27 mars 1999 gjatë luftës në Kosovë.
Myrteza Dylhasi ishte pjesë e grupit prej 11 qytetarësh të rrëmbyer nga forcat serbe, në rastin e njohur si ‘Shtëpia e Familjes Qerkezi’.
Nga i njëjti grup, gjashtë persona vazhdojnë të jenë të zhdukur, ndërsa familja Dylhasi pret ende zbardhjen e fatit të Skender Dylhasit, babai i Myrteza Dylhasit.
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur shprehu ngushëllimet dhe theksoi se procesi i kërkimit vazhdon deri në ndriçimin e fatit të çdo personi të zhdukur.