Një aksident i rëndë ndodhi sot në fshatin Nagavc të komunës së Rahovecit, ku një veturë ka goditur dy persona, njëri prej të cilëve sipas raportimit të banorëve lokal ndërroi jetë.
Referuar informatave, viktima Imer Hoti, rreth 56-vjeçar, nga Ratkoci, ka humbur jetën sot tragjikisht .
Personi tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor. / Gazeta e Prizrenit