E ardhmja e Igor Tudor në stolin e Tottenham duket se po shkon drejt fundit, vetëm pak javë pas mbërritjes së tij në Londër.
Sipas “The Telegraph”, drejtuesit e “Spurs” janë tejet të zhgënjyer me ecurinë e kroatit, i cili që nga 13 shkurti ka regjistruar tri humbje në po aq ndeshje.
Klubi po shqyrton seriozisht shkarkimin e 47-vjeçarit përpara ndërprerjes së ndeshjeve të kombëtareve, me qëllim që pasardhësi i tij të ketë kohën e mjaftueshme për të punuar me ekipin.
Kalendari është mjaft i vështirë, me përballje të dyfishta ndaj Atlético Madridit, si dhe ndeshjet kundër Liverpool dhe Nottingham. Nëse nuk ka një kthesë drastike në formën e skuadrës, Tudor pritet të largohet për t’i lënë vendin një projekti të ri.
Ndërkohë, emri i parë në listën e dëshirave për verën është Roberto De Zerbi, i cili sapo është larguar nga Marseille.
Gjithçka varet nga sigurimi i qëndrimit në Premier League, pasi situata e Tottenhamit është bërë kritike dhe rreziku i rënies në Championship mbetet real.