Drita e Gjilanit ka arritur tre pikë të mëdha, duke e marrë përkohësisht kreun e tabelës në elitën e futbollit të Kosovës.
Kampioni në fuqi para shikuesve të vet e mposhti me rezultat 3:0 Prishtinën e Re, në takimin e javës së 23-të.
Gjithçka dihej në 45 minutat e para.
Në minutën e 35-të Dabiçaj shënoi për 1:0, dhe në fund të pjesës së parë edhe Balaj për 2:0.
Drita kryeson me 42 pikë, ka një ndeshje e tre pikë më shumë se Ballkani dhe Prishtina e Re është në vend të nëntë me 22 pikë.