Barcelona me shumë të rinj kundër Bilbaos

- Bota Sot

Barcelona me shumë të rinj kundër Bilbaos

Hansi Flik shfrytëzoi rastin për të përmirësuar detajet e fundit të ndeshjes dhe për të vazhduar testimin e zgjidhjeve për të adresuar mungesat, veçanërisht në mbrojtje, pas lëndimeve të Kunde dhe Balde të martën kundër Atletikos.

Trajneri gjerman i hodhi përsëri sytë nga skuadra e të rinjve për të kompletuar skuadrën stërvitore.

Mbrojtësi i djathtë Çavi Espart dhe qendërmbrojtësi i majtë Alvaro Kortez, kapiten i ekipit rezervë, morën pjesë në seancë.

Këta dy lojtarë po monitorohen nga afër nga stafi i trajnerëve si alternativa të mundshme në një mbrojtje të prekur shumë nga mungesat, përveç lojtarëve të rregullt Kohen dhe Tomi Markes.

Në të njëjtën kohë në majën e sulmit rikthehet Levandovski, i cili do e udhëheqë këtë repart dhe kjo sepse në ndeshjen e Kupës një numër 9 cilësor ishte i domosdoshëm.



Read it all at Bota Sot