Sot u luajtën të gjashtë ndeshjet e vlefshme për javën 25 në Kategorinë e Parë.
Fitore korrën Skënderbeu, Pogradeci, Laçi dhe Besa. Këto klube fituan respektivisht ndaj Lushnjës, Korabit, Apolonisë dhe Kastriotit. Me barazim pa gola u mbyllën dy ndeshje, Kukësi-Luftëtari dhe Burreli-Iliria.
U shënuan 15 gola në total. Pogradeci që mposhti 4 me 1 Korabin dhe Besa 3 me 2 ndaj Kastriotit, ishin rezultatet më të thella. Skënderbeu mori fitore të pastër 2 me 0 ndaj Lushnjës, ndërsa Laçi triumfoi me vështirësi, 2-1, përballë Apolonisë.
Pas 25 javësh, Skënderbeu mbetet në krye me 3 pikë më shumë se Laçi dhe 8 më tepër se Pogradeci. “Top 6”, që synon fazën “play off”, plotësohet me Ilirinë, Kastriotit dhe Burrelin.
Besës po ashtu i buzëqeshin 3 pikët e arta, pasi pozicionohet 1 pikë larg zonës “play off”. Më tej është Korabi, duke luftuar t’i largohet “play out” ku ndodhen Apolonia dhe Lushnja.
Luftëtari e shikon tashmë veten me po aq pikë sa Lushnja e vendit të dhjetë. Kukësi me 3 pikë më pak, po ashtu e synon si zonë.
RENDITJA E KATEGORISË SË PARË, JAVA 25
1- Skënderbeu 60 pikë
2- Laçi 57 pikë
3- Pogradeci 52 pikë
4- Iliria 34 pikë
5- Kastrioti 33 pikë
6- Burreli 32 pikë
7- Besa 31 pikë
8- Korabi 28 pikë
9- Apolonia 24 pikë
10- Lushnja 20 pikë
11- Luftëtari 20 pikë
12- Kukësi 17 pikë