15 gola në 6 ndeshje!

- Bota Sot

15 gola në 6 ndeshje!

Kanë përfunduar 6 ndeshjet e Kategorisë së Parë, të vlefshme për javën e 25-të.

Në këto duele pati spektakël, teksa u shënua një total prej 15 golash.

Pogradeci fitoi me përmbysje 4-1 përballë Korabit, ndrësa 3 pikë morën edhe kryesuesit, pasi Laçi mposhti 2-1 Apolonisë dhe Skënderbeu triumfoi 2-0 ndaj Lushnjës.

Në ndeshjet e tjera, Kastrioti u mposht në shtëpi me shifrat 2-3 kundër Besës, teksa Burreli – Iliria dhe Kukësi – Luftëtari u mbyllën në barazim pa gola.

Kështu, Skënderbeu mbetet në krye me 60 pikë, 3 më shumë se Laçi i vendit të dytë. Pogradeci i ndjek me 52 pikë, ndërsa renditja mbyllet me Kukësin, të cilët mbajnë vendin e fundit me 17 pikë.



Read it all at Bota Sot