Struga Trim Lum arrin fitoren e parë në stinorin pranveror

- Bota Sot

Struga Trim Lum arrin fitoren e parë në stinorin pranveror

Ekipi Struga Trim Lum arriti fitore të thellë me rezultat 5:0 ndaj Shkupit në javën e 22-të të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut. 

Struga Trim Lum ka arritur fitoren e parë në stinorin pranveror. 

Maleski (7’) e hapi serinë e golave, për të vazhduar Bunjamin Shabani (45+3’). 

Pjesa e dytë filloi njësoj si e para - me dominim të plotë nga skuadra vendase.

Pas një tjetër goditjeje nga këndi, futbollisti Kyriakos Mazoulouxis shënoi me kokë golin e tij të parë për  epërsinë 3:0.

Në minutën e 55-të, pas lëvizjes më të mirë të ndeshjes dhe një asistim nga Radeski, Arbi Vosha goditi shtyllën.

Goli i katërt erdhi në minutën e 60-të.

Pas një krosi nga e djathta, Maleski e dërgoi topin me kokë drejt vijës së portës, dhe Compaore nuk pati vështirësi ta dërgonte atë në rrjetë.

Sulmuesi i Burkina Fasos humbi një shans për golin e tij të dytë në minutën e 70-të kur goditi me kokë jashtë, por e rikuperoi vetëm pesë minuta më vonë.

Pas një asistimi nga Marjan Radeski, Compaore e çoi epërsinë në 5:0 në minutën e 75-të.

Drejt fundit të ndeshjes, Radeski iu afrua golit të gjashtë, por Musliu ndërhyri me përpjekje maksimale.

Në aksionin e fundit të ndeshjes, Zendeli gjuajti fuqishëm nga 16 metra, por portieri i Shkupit ishte përsëri në vendin e duhur, duke parandaluar një humbje edhe më të thellë.

Pas javës së 22-të, Struga renditet në vend të tretë me 47 pikë e Shkupi në fund me 1 pikë.



Read it all at Bota Sot