Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani, nuk a të ndalur, përveç që ka asistuar në pjesën e parë, ai ka shënuar në pjesën e dytë të ndeshjes për epërsinë 0:3 të Hoffenheimit ndaj Heidenheimit.
Asllani shënoi në minutën e 49-të, ndërsa asistoi në golin e parë të minutës e 26-të ku shënoi Prass.
Futbollisti Prass shënoi edhe në minutë e 45+4.
Asslani, Albian Hajdari e Leon Avdullahu u paraqitën titullarë për Hoffenheimin, skuadër që renditet në vend të tretë me 49 pikë.
Heidenhemi është në fund me 14 pikë pas javës së 25-të në Bundesliga I.
Ky është derbi mes shqiptarëve të Kosovës, sepse në taborin e Heidenheimit titullar u paraqit portieri Diant Ramaj.