Sulmuesi i Kombëtares U-19 po shkëlqen me Juventusin në Primavera, vjen goli i dhjetë sezonal nga talenti kuqezi.
Juventus U-20 e mposhti Xhenoan U-20 me rezultatin 3-0. Arman Durmishi ishte autori i golit të parë për “Zonjën”, ndërsa sfida u zhbllokua në minutën e pestë.
Durmishi mori një top në zonë, dhe pasi dribloi portierin rival gjeti golin. Për të ishte goli i dhjetë në këtë sezon ku regjistron vetëm 1150 minuta.
Talenti i Kombëtares U-19 është vetëm 17 vjeç.
Deri tani ka bërë mjaft mirë, ndërsa spikat si golashënuesi më i mirë te Juventusi në Primavera për këtë edicion.